Tom Holland tregoi edhe një herë kujdesin ndaj bashkëshortes së tij, Zendaya, teksa ndërhyri për ta shpëtuar nga një situatë e pakëndshme gjatë një daljeje në New York. Çifti u fotografua duke u larguar nga hoteli i tyre, ndërsa po drejtohej drejt një makine.
Zendaya kishte zgjedhur një fustan të zi elegant me dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë, por një erë e papritur bëri që fundi i fustanit të ngrihej, shkruan DailyMail.
Tom e vuri re menjëherë situatën dhe i tërhoqi vëmendjen aktores, e cila reagoi shpejt duke mbajtur fustanin me dorë për të shmangur një incident në veshje.
Më pas ai e shoqëroi deri te makina, ndërsa të dy vazhduan rrugën duke mbajtur duart.
Dalja e tyre vjen në kulmin e promovimit të filmit të ri ‘The Odyssey’, ku Holland interpreton Telemakun, ndërsa Zendaya luan perëndeshën Athena.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





