Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia duhet t’i kthehet idealistëve, duke theksuar se anëtarësia është shtylla kryesore e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka bërë një krahasim mes tri partive më të mëdha në vend, duke thënë se “historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve”. “LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia.
Jo funksionarët.
Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri, transmeton Zeri.info.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur brenda LDK-së po zhvillohen diskutime lidhur me të ardhmen e partisë dhe organizimin e saj të brendshëm.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





