Në hapjen e ekspozitës së artistit pamor Arianit Lakna në Open Art Gallery në Prishtinë, veprat e tij sjellin një simbolikë të re që mishëron punën, përgjegjësinë dhe përkushtimin. ‘anGjeli i Ri’ shkon përtej një reference të njohur, duke paraqitur një gjel që qëndron i palëkundur përballë sfidave dhe obligimeve të jetës, duke ecur përpara me vendosmëri.
Ekspozita shënon një dialog mes figurës së gjelit dhe interpretimit filozofik të veprës ‘Angelus Novus’ të Paul Klee dhe Walter Benjamin.
Përmes veprave të tij, Lakna ofron një reflektim mbi jetën e përditshme dhe fuqinë transformuese të punës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





