Antero Lopes, zyrtar ndërkombëtar portugez me përvojë në diplomaci dhe sundim të ligjit, është emëruar si shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, duke zëvendësuar italianin Giovanni Pietro Barbano.
Ai ka përvojë në sektorin e sigurisë dhe ka shërbyer me OKB-në për më shumë se 25 vjet.
Lopes ka udhëhequr forcën mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe ka qenë pjesë e Misionit të OKB-së në Kosovë për gjashtë vjet, duke pasur një rol kyç në menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





