Kurti priti ambasadorin irlandez pas marrjes së Presidencës së BE-së nga Irlanda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda.

Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe kontributin e Irlandës në misionet e EULEX-it dhe KFOR-it.

Në njoftim thuhet se që nga gushti i vitit 1999, mbi 3 mijë pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes së Irlandës kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë.


- Advertisement -

Kurti e uroi Irlandën për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së dhe theksoi rëndësinë që gjatë këtij mandati të shtyhet përpara procesi i integrimit evropian të Kosovës. “Presidenca irlandeze duhet ta shtyjë përpara statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin kulturor.

Kryeministri falënderoi ambasadën irlandeze për mbështetjen ndaj DokuFest-it, i cili më 7 gusht në Prizren hap edicionin e tij të 25-të jubilar, me një program të fokusuar në Irlandën.

Në fund, Kurti theksoi se Kosova është demokracia më e avancuar në rajon, me rritjen mesatare ekonomike më të lartë, mbështetjen më të madhe qytetare për Bashkimin Evropian dhe me përafrim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke shtuar se statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave do të ishin njohje e reformave dhe progresit të arritur nga vendi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *