Universiteti i Prishtinës organizon Forumin e dytë ‘Bashkë në shkencë’

Universiteti i Prishtinës do të organizojë sot edicionin e dytë të Forumit ‘Bashkë në shkencë’.

Forumi do të jetë platformë diskutimi dhe shkëmbimi ideash për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e partneriteteve të reja akademike.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë studiues nga diaspora, profesorë dhe staf akademik i Universitetit të Prishtinës, të cilët do të diskutojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të shkencës.


- Advertisement -

Forumi do të mbahet në sallën e vogël të Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, duke filluar nga ora 10:00.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *