Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe, duke theksuar se politika e shtetit është dialogu dhe kurrë spastrimi etnik.
Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme.
Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla.
Paunoviq, në një intervistë për televizionin serb Kurir, tha se në vendin e Millosheviqit do të kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe Kosova, më 14 korrik, e shpalli atë person të padëshiruar, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në territorin e vendit.
Qeveria e Kosovës ka thënë se shteti i Serbisë nuk ka distancuar nga politika e Millosheviqit.
Udhëheqësit e Jugosllavisë u dënuan për dëbimin me dhunë të civilëve shqiptarë nga Kosova në 1999.
Gjatë luftës në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Më shumë se 1.500 persona, shumica prej tyre shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





