Anne Hathaway konfirmon shtatzëninë e tretë: ‘E kishim planifikuar, por u habitëm!’

Anne Hathaway ka konfirmuar më në fund se shtatzënia e saj e tretë me bashkëshortin, Adam Shulman, ishte e planifikuar.

Aktorja 43-vjeçare ka tërhequr vëmendjen javët e fundit duke shfaqur barkun e rrumbullakosur gjatë promovimit të filmit ‘The Odyssey’, me regji të Christopher Nolan.

Anne dhe Adam Shulman, të cilët u martuan në vitin 2012, janë tashmë prindër të dy djemve: Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç.


- Advertisement -

Fansat mbetën të befasuar kur aktorja njoftoi muajin e kaluar se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke marrë parasysh edhe moshën e saj në momentin e shtatzënisë.

Tani, Hathaway ka pranuar se edhe ajo vetë u habit që gjithçka shkoi sipas planit.

Gjatë një interviste të dhënë të hënën në emisionin ‘Late Night with Seth Meyers’, ajo tha: ‘E dinim çfarë po bënim, por u habitëm shumë që funksionoi!

Po, e kishim planifikuar, por sinqerisht nuk e prisnim që gjithçka të shkonte kështu.’ Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *