Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada franceze për shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.
Kryeministri Kurti uroi ambasadorin Olivier Guerot për Ditën Kombëtare, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Francës ndaj Kosovës dhe kujtuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve. “E lindur nga lufta për çlirim dhe drejtësi, Kosova ka zgjedhur demokracinë dhe lirinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, jo si gjuhë formale, por si themele të shtetit.
Për ne, Franca ka qenë mike dhe aleate në momente vendimtare.
Ajo qëndroi pranë popullit tonë gjatë luftës, njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj dhe ka vazhduar të na mbështesë në forcimin e shtetit dhe demokracisë sonë”, theksoi Kurti.
Me urimin që miqësia ndërmjet dy shteteve të rritet dhe të forcohet edhe më shumë, Kurti tha se në këtë dië nderojmë Francën, popullin francez, idealet e përbashkëta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





