Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.
Ambasadori i vlerësoi si “diskutime të mira sot me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me Atasheun tonë të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes”, tha ambasadori pas diskutimit.
Ai njoftoi se në bisedë “ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, tha ambasadori Hargreaves.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





