Ambasadori britanik në Kosovë vlerëson miqësinë e thellë dhe mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar miqësinë e thellë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se partneriteti në fushën e sigurisë evropiane qëndron në qendër të kësaj marrëdhënieje.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hargreaves bëri të ditur se ka zhvilluar diskutime me Komandantin e FSK-së, gjeneral Bashkim Jasharin, dhe Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ku fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si një nga shtyllat kryesore të partneritetit mes Londrës dhe Prishtinës. ‘Siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.


- Advertisement -

Rikonfirmuam përkushtimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të FSK-së, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar’, ka deklaruar Hargreaves.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi në sektorin e sigurisë po kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *