Lulzim Fushtica zgjidhet Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në Kosovë

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, Lulzim Fushtica, është zgjedhur Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ky besim është vlerësim për punën dhe përkushtimin e tij, si dhe për modelin që po ndërton Kryeqyteti në fushën e sigurisë publike dhe menaxhimit të emergjencave.

Kryeqyteti është gati të ndajë përvojën e tij, të unifikojë qasjet, të mbështesë secilën komunë dhe të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të koordinuar dhe më të fortë për të gjithë qytetarët e Kosovës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *