Partia Demokratike kërkon shpalljen ‘non grata’ të ministres serbe për deklaratën antishqiptare

Partia Demokratike sot kërkoi shpalljen ‘non grata’ të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, për deklaratën e saj lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.

Zëdhënësja e Partisë, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e Paunoviç si ‘ultraraciste dhe antishqiptare’, duke e vlerësuar si justifikim të spastrimit etnik dhe krimeve gjatë luftës në Kosovë.

Partia Demokratike dënon deklaratën si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut. ‘Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë qëndrimet që ajo meriton,’ tha Partia Demokratike.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *