Zahara dhe Maddox, fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë publikuar njoftime ligjore në gazeta si pjesë e procedurës së kërkuar në Kaliforni për të hequr zyrtarisht mbiemrin e babait të tyre.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se kërkesat e tyre janë bërë publike në gazetat juridike përkatëse dhe pritet që gjyqtari të vendosë për to më 28 shtator.
Nëse nuk ka kundërshtime, kërkesat mund të miratohen duke i dhënë fëmijëve mbiemra të rinj.
Zahara ka kërkuar të përdorë emrin Zahara Jolie, ndërsa Maddox ka kërkuar që emri i tij të ndryshohet në Maddox Chivan Jolie.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





