Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 75-të të KQZ-së, e cila është mbajtur në mënyrë elektronike.
Në total, për partitë parlamentare janë ndarë 2.113.735.89 euro, prej të cilave 2.083.068.49 euro ndahen sipas numrit të ulëseve në Kuvend, ndërsa 30.667.40 euro përfaqësojnë kuotën gjinore.
Sipas vendimit të KQZ-së, ndarja e mjeteve është si vijon: Lëvizja Vetëvendosje – 881,253.70 euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 381,895.89 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 312,460.27 euro, Lista Serbe – 156,230.14 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 121,512.33 euro, GUXO – 52,076.71 euro, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 34,717.81 euro, dhe partitë e tjera.
KQZ-ja bëri të ditur se, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10 për qind e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare do të ndahet me një vendim të veçantë.
Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, fondi ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve që ato kanë fituar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





