Njësia A4 e termocentralit ‘Kosova A’ rikthehet në operim pas riparimit vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se Njësia A4 e termocentralit ‘Kosova A’ është rikthyer në operim, pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Procesi i startimit të njësisë ka filluar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 05:15.

KEK-u vlerëson se kjo rikthim forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të korporatës në përgatitjet për sezonin dimëror.


- Advertisement -

KEK-u ka falënderuar menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe punonjësit e termocentralit ‘Kosova A’ për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë riparimit vjetor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *