Pakënaqësi brenda LDK-së: Delegatët paralajmërojnë thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut

Pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj udhëheqjes aktuale pritet të marrin një zhvillim të ri, pasi një grup delegatësh ka paralajmëruar dorëzimin e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa synon që në këtë kuvend të shqyrtohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nga 355 delegatë sa ka Kuvendi i kësaj partie, deri tani janë siguruar rreth 150 nënshkrime, ndërsa për thirrjen e Kuvendit nevojiten 118.


- Advertisement -

Sipas procedurave të përcaktuara në statutin e LDK-së, pas dorëzimit të nënshkrimeve, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendin brenda afatit prej 60 ditësh.

Kjo lëvizje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, i cili ka shkaktuar pakënaqësi te disa zyrtarë të lartë dhe struktura të degëve të LDK-së.

Disa prej tyre kanë kërkuar përgjegjësi nga Abdixhiku, përfshirë edhe dorëheqjen e tij dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, kryetari i LDK-së ka deklaruar se nuk planifikon të japë dorëheqje.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e rregullta për kryetar janë të parapara për vitin e ardhshëm dhe ka theksuar se do të respektojë statutin e partisë. ‘Çfarëdo nënshkrimi që deponohet, unë menjëherë, me statut, e thërras Kuvendin’, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se LDK-ja duhet t’i zhvillojë debatet brenda strukturave të saj.

Ai ka bërë thirrje që partia të shmangë përçarjet dhe të fokusohet në funksionimin e saj institucional, duke theksuar se nuk dëshiron ndarje brenda LDK-së. /Sinjali Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *