Sam Neill, aktori i njohur për rolin ikonë të Dr.
Alan Grant në “Jurassic Park”, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij, e cila përmes një deklarate në rrjetet sociale konfirmoi se aktori u nda nga jeta në Sydney, Australi, i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt.
Familjarët e përshkruan humbjen si të papritur, ndërsa theksuan se ai u largua nga kjo botë me dinjitetin që e karakterizoi gjatë gjithë jetës, shkruan DailyMail.
Vdekja e tij vjen vetëm disa muaj pasi Sam Neill kishte ndarë lajmin se ishte pa kancer, pas një beteje të gjatë me një formë të rrallë të kancerit në gjak.
Aktori kishte treguar se trajtimi me terapi CAR-T, një procedurë e avancuar që ndihmon sistemin imunitar të luftojë qelizat kancerogjene, kishte sjellë rezultate pozitive për shëndetin e tij.
Neill u bë një nga figurat më të dashura të kinemasë botërore falë rolit të tij në filmin “Jurassic Park” të Steven Spielberg, por karriera e tij përfshiu edhe produksione të tjera të suksesshme si “The Piano” dhe serialin “Peaky Blinders”.
Ai la pas një trashëgimi të gjatë në film dhe televizion, duke u vlerësuar për interpretimet e tij në zhanre të ndryshme.
Në vitet e fundit, aktori kishte folur hapur për përballjen me sëmundjen dhe kishte shprehur dëshirën për të vazhduar punën në aktrim.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





