Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Dirk Schubelin si përfaqësuesin e ri special të BE-së për Kosovën (EUSR).
Schubeli do ta nisë mandatin më 1 shtator 2026, për një periudhë fillestare dyvjeçare, duke zëvendësuar në këtë detyrë Aivo Oravin.
Sipas BE-së, roli i përfaqësuesit special është të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe të ndihmojë në avancimin e perspektivës së saj evropiane.
Në këtë kuadër, detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e vazhdueshëm të progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe kontributdhënien në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe garantimin e të drejtave të pakicave.
Dirk Schubel është një diplomat gjerman me përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik të Gjermanisë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
Aktualisht, ai shërben si shef i Divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).
Gjatë viteve 2022–2024, Schübel ka qenë i dërguar special i BE-së për Partneritetin Lindor.
Më herët, ai ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2013 ka shërbyer si ambasador i BE-së në Moldavi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





