Forcat e Kërkim-Shpëtimit Malor në Kosovë kanë filluar një operacion në lumin Mat në Shqipëri, me qëllim gjetjen e trupit të Erkin Likës.
Lika dyshohet se ka humbur jetën në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.
Sipas dëshmive paraprake, ai ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë dhe ka humbur jetën ndërsa ishte duke fotografuar ekipin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





