Luiz Ejlli po feston sot, në një ditë të diel, ditëlindjen e tij të 40-të.
Këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa foto të ëmbla me partneren e tij, Kiara Tito dhe vajzën e tyre, Luna Mari.
Në një postim në rrjetet sociale, Luiz ka shprehur një mesazh emocional për jetën, familjen dhe njerëzit më të rëndësishëm për të. “Jeta më dha shumë arsye për të luftuar… nga ana tjetër më dha edhe arsyen më të bukur për të jetuar”, ka shkruar ai.
Këngëtari ka theksuar se çdo arritje ka më shumë kuptim kur mund ta ndajë me njerëzit e tij të dashur, duke vënë familjen në qendër të mesazhit. “Kurora më e bukur e një burri nuk është fama por familja, sepse në fund nuk mbeten titujt, por njerëzit që të thërrasin ‘babi’ dhe ‘zemër’”, ka theksuar Ejlli.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





