Në kryeqytet, tregtarët në Tregun e Gjelbër vazhdojnë të ankohen për mungesën e investimeve dhe kushteve bazë për punë.
Asnjë investim nuk është bërë në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.
Situata është rënduar kohë më parë për shkak të mungesës së kushteve për punë.
Tregtarët janë ankuar për mungesë të ujit, me të cilin mbajnë pastërtinë dhe freskojnë produktet e tyre.
Opozita komunale akuzon për vonesa në realizimin e projektit të premtuar për Tregun e Gjelbër.
Ndërtimi i tregut të ri pritet të përfundojë brenda 90 ditëve të punës.
Punimet kanë filluar pas pëlqimit të Drejtorisë për Shërbime Publike për largimin e mbeturinave, barojave të thata dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimit, duke konstatuar dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalizimit dhe ujësjellësit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





