Kylie Kelce tregon detaje nga dasma e mrekullueshme me Travis Kelce: ‘E pabesueshme!’

Kylie Kelce, kunata e re e Taylor Swift, ka ndarë reagimin e saj pas dasmës spektakolare të këngëtares me yllin e NFL-së, Travis Kelce, e cila u zhvillua në Madison Square Garden në New York. 34-vjeçarja, e martuar me vëllain e Travis Kelce, Jason Kelce, e përshkroi ceremoninë luksoze me një fjalë të vetme: ‘e pabesueshme’.

Ajo foli për eventin gjatë një daljeje publike, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, ish-lojtarit të NFL-së.

Edhe Jason Kelce ndau përshtypjet e tij për dasmën, duke e cilësuar atë si një përvojë ‘të mrekullueshme’ dhe një moment plot argëtim.


- Advertisement -

Ish-ylli i Philadelphia Eagles u shpreh me humor edhe për festimet, duke pranuar se kishte konsumuar më shumë se 15 birra gjatë mbrëmjes.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në një ceremoni që thuhet se kishte rreth 1000 të ftuar dhe një kosto prej afro 50 milionë dollarësh (rreth 44 milionë euro).

Eventi u shoqërua me shumë detaje luksoze, përfshirë dhurata të shtrenjta për disa të ftuar dhe një organizim madhështor që tërhoqi vëmendjen e fansave në mbarë botën.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *