Jennifer Lopez feston 57-vjetorin e saj në Paris me paraqitje elegante

Jennifer Lopez ka filluar festimet për 57-vjetorin e saj me një paraqitje elegante në Paris, ku u shoqërua nga motra e saj, Lynda Lopez.

Dyshja tërhoqi vëmendjen gjatë Javës së Modës në kryeqytetin francez, duke paraqitur stile të ndryshme në veshje.

Jennifer zgjodhi një fustan transparent me detaje me rruaza, të kombinuar me një shall të bardhë me pupla dhe një çantë të së njëjtës ngjyrë.


- Advertisement -

Ndërsa Lynda u shfaq me një fustan të zi me prerje të guximshme, duke u bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale.

Jennifer dhe Lynda njihen për marrëdhënien e tyre shumë të afërt, siç ka treguar gazetarja fituese e çmimit Emmy duke e cilësuar këngëtaren si “shoqen e saj më të mirë origjinale”.

Vizita në Paris vjen pas një periudhe të ngarkuar për Jennifer Lopez, e cila së fundmi mori pjesë në një dasmë private në New York.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *