Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave.
Ndalohet stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë nga sektori i gastronomisë.
Pacolli ka thënë: ‘Me rritjen e temperaturave të verës, situata me mbeturinat e stërmbushura është kthyer në një alarm që nuk mund të tolerohet më!’.
Menaxhimi i mbeturinave është detyrë ekskluzive e Komunave, që kanë 7 ditë kohë për të vepruar dhe raportuar dëshmitë e punës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





