Shqipëria shënon rritje të trafikut ajror, Rama e vlerëson si domethënëse

Shqipëria vazhdon të rritet në trafikun e pasagjerëve në ajër, sipas statistikave të publikuara për performancën e shteteve në transportin ajror për muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025.

Kryeministri Edi Rama ndan tabelën krahasuese në rrjetet sociale, ku tregon se Shqipëria ka rritur trafikun e pasagjerëve për 26%, duke u radhitur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.

Rama komenton: ‘Maji me rritje domethënëse’, duke e vlerësuar ecurinë pozitive të sektorit të transportit ajror.


- Advertisement -

Pas Shqipërisë, renditen Mali i Zi me 17,8%, Malta me 16,5%, Uzbekistani me 16,2% dhe Estonia me 13,1%, ndërsa disa vende evropiane kanë regjistruar rënie të trafikut ajror gjatë të njëjtës periudhë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *