Shqipëria e vazhdon rrugëtimin europian me mbylljen e tre kapitujve të negociatave

Shqipëria do të zhvillojë më 14 korrik në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet të mbyllen tre kapitujt e parë të procesit të negociatave për anëtarësim.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën europiane të vendit, duke theksuar se procesi i integrimit vijon pa ndërprerje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikave të opozitës, por edhe protestuesve, duke thënë se Shqipëria nuk ndalet. “Shqipëria nuk ndalet.


- Advertisement -

Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATO-s u anulua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lënë, sepse puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna”, shkruan Rama.

Mbyllja e tre kapitujve është një zhvillim pozitiv në ecurinë e negociatave të anëtarësimit, ndërsa qeveria ka përsëritur objektivin për të përmbyllur procesin teknik të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *