Projekti i penetrimit të Veternikut finalizohet për të përmirësuar qarkullimin në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar, synim ky që është për të përmirësuar qarkullimin dhe për të zvogëluar ngarkesën në hyrje të kryeqytetit.

Sipas Ramës, ky projekt krijon një lidhje të re mes Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke e lehtësuar shumë lëvizjen e automjeteve. “Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.

Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *