Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.
Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të. ‘Unë kur i mblodha numrat e deputetëve 53 + 22 + 18 nuk thashë edhe + 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruar të arsyeshme, të nevojshme që të takohet me mua.
Unë besoj që është e rëndësishme që të takohet me mua.
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.
Ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim që do të jemi bashkë në institucione…’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





