Studimi i kompanisë britanike të kartave të kreditit ‘Aqua’ e vlerëson Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime verore në Evropë.
Shqipëria ofron raportin më të mirë mes kostos dhe përvojës së pushimeve, me fluturime që kushtojnë mesatarisht 100 paund vajtje-ardhje dhe akomodim për dy persona gjatë një jave me kosto mesatare prej 381 paundësh në muajin korrik.
Turizmi shqiptar po përjeton rritje të fortë, duke u vlerësuar si destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë.
Numri i vizitorëve u rrit me 89% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2019.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





