Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani sfidon zyrtarët të bëjnë narko-test, transmeton Zëri

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani në ditën që është certifikuar si deputet i Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjen e 7 qeshorit, ka publikuar rezultatin e narko-testit për të cilin ka dalë negativ.

Ramadani ka thënë se një prej rreziqeve të sigurisë kombëtare, është perdorimi i drogave dhe se ky është një shqetësim i madh për secilin prindër për fëmijët e tyre, transmeton Zeri.info. ‘Ju sfidojë bëjeni narkotestin.

Sot një prej rreziqeve serioze të sigurisë kombëtare, është shpërndarja e drogave nëpër shkolla, rrugë në ambiente të ndryshme dhe për këtë flisni me prindërit të cilët zgjohen në mëngjes e bien në mbrëemje me shqetësimin e tyre që fëmijët do të rrëmbehen nga drogat,’ ka thënë Ramadani.


- Advertisement -

Ai ka sfiduar të gjithë zyrtarët publik të bëjnë të njëjtin, me theks të veçantë anëtarët e Qeverisë së Kosovës, transmeton Zeri.info. ‘Është një institucion që është përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe për shembullin personal, dhe ky institucion është Qeveria e Kosovës, pra po ju sfidojë bëjeni narkotestin, jo se po paragjykojë diçka, por sepse kërkoj që ju të jepni shembull se jeni të vërtet në luftën kundër drogave,’ thotë Ramadani./ Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *