Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë: Rrugë e hapur për konstituimin e Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, duke i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se nuk ka pranuar ankesa të tjera, ndërsa theksoi se përbërja e Kuvendit mbetet e pandryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje me 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse, Lista Serbe me 9 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 ulëse.


- Advertisement -

Rezultati është i njëjtë sikur në shpallje, nuk ka ndonjë ndryshim tjetër, ka thënë Radoniqi.

Dy kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që kishin siguruar mandat deputeti, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, kanë hequr dorë nga mandatet.

Në vend të tyre, në Kuvend do të ulen Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas certifikimit të rezultateve, ka paralajmëruar nisjen e shpejtë të diskutimeve për formimin e institucioneve të reja.

Shumë shpejt, është përgjigjur Kurti, i pyetur se kur do të nisin bisedimet me partitë politike.

Procedurat dhe afatet ligjore që pasojnë certifikimin e rezultateve i sqaroi Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen me sukses të seancës konstituive fillon nga nesër dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Presidenca lidhur me kohën e caktimit të seancës konstituive.

Në një përgjigje me shkrim, Presidenca ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta thërrasë seancën konstituive brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *