George Clooney bëri shaka me moshën e tij pasi mori lajmin se do të nderohet me Luanin e Artë për Arritje Jetësore në edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia.
Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, tha se vendimi për ta nderuar Clooney-n erdhi si vlerësim për karrierën e tij katërdekadëshe dhe për kontributin e tij të trefishtë si aktor, regjisor dhe producent.
Clooney ka fituar dy çmime Oscar dhe katër çmime Golden Globe për rolet në filmat e tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





