Mbyllet përkohësisht segmenti rrugor Brezovicë – Prevallë për asfaltim

Segmenti rrugor Brezovicë – Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim të enjten, më 9 korrik 2026, për shkak të punimeve të asfaltimit në rrugën rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë.

Mbyllja do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 18:00, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vjet në vazhdim – Ferizaj 1”.

Gjatë kësaj periudhe do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1.050 metrash.


- Advertisement -

Autoritetet bëjnë të ditur se mbyllja e përkohshme është e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe të punëtorëve të angazhuar në terren, si dhe për të mundësuar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.

Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë intervalit të punimeve të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *