Krushevci dënon posterin e urrejtjes ndaj shqiptarëve: Autoritetet kërkojnë zbardhjen e autorit

Qyteti i Krushevcit, në Serbinë qendrore, ka dënuar çdo formë të thirrjeve për diskriminim, përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së ndarjeve mes njerëzve, lidhur me posterët me përmbajtje të papërshtatshme dhe diskriminuese, të cilët një person i panjohur i ka vendosur në një hapësirë publike.

Në poster qytetarëve u bëhet thirrje që të kujtojnë Gazimestanin dhe të mos blejnë te shqiptarët, ndërsa shqiptarët quhen me emrin fyes “shiptari”.

Autoritetet e qytetit u bënë thirrje organeve kompetente shtetërore që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që sa më shpejt të zbulohet autori, të përcaktohen të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe të zbardhen motivet e një veprimi të tillë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -