Avokati i Popullit fillon hetimet për pretendimet e keqtrajtimit të personave të arrestuar gjatë manifestimit në Gazimestan

Avokati i Popullit ka filluar hetime zyrtare për pretendimet se disa persona të arrestuar gjatë manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan janë keqtrajtuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Hetimet janë nisur pas ankesave të qytetarëve, informacioneve të organizatave joqeveritare dhe raportimeve në media.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se ka hapur hetime në lidhje me pretendimet për dhunë fizike dhe psikike gjatë transportimit në stacionet policore.


- Advertisement -

Hetimet synojnë verifikimin e fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe vlerësimin e respektimit të standardave kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -