Ndahet nga jeta këngëtarja Lauren Bennett: Një dhimbje për fansat e muzikës pop

Lauren Bennett, këngëtarja britanike e njohur për pjesëmarrjen në grupin GRL dhe për interpretimin në hitin ‘Party Rock Anthem’ të LMFAO, është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Sipas të dhënave të mjekut ligjor në Kent, Angli, Bennett ndërroi jetë më 29 maj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Lajmi u konfirmua nga ish-anëtaret e grupit GRL përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.


- Advertisement -

Lauren Bennett u bë e njohur në vitin 2011 falë hitit botëror ‘Party Rock Anthem’, ndërsa më pas iu bashkua grupit GRL, i cili publikoi këngë të suksesshme si ‘Ugly Heart’ dhe ‘Wild Wild Love’, në bashkëpunim me Pitbull.

Këngëtarja lë pas vajzën e saj gjashtëvjeçare, Harlow, të cilën e kishte me balerinin dhe aktorin Kenny Wormald.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -