Georgina Rodriguez shpreh mbështetje për Ronaldo pas humbjes së Portugalisë në Kupën e Botës

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka shprehur mbështetje yllit portugez pasi humbi mundësinë për të fituar titullin e kampionit të botës.

Shpresat e Portugalisë u shuan të hënën, kur u mposht 1:0 nga Spanja.

Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga fusha me lot në sy pasi Mikel Merino shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Dallas.


- Advertisement -

Menjëherë pas ndeshjes, Georgina publikoi në Instagram një postim të Nike, një prej sponsorëve afatgjatë të Ronaldos.

Në imazh shfaqej profili i Ronaldos me mesazhin: ‘Legjenda vazhdon të jetojë’ dhe ‘Historia vazhdon’ së bashku me logon karakteristike të Nike.

Georgina, e cila ndiqet nga 74.7 milionë persona në Instagram, postimit i shtoi një ’emoji’ zemre të kuqe.

Pas përfundimit të turneut, Ronaldo u pa duke qarë në fushë, teksa kamerat e mediave e fokusuan gjatë.

Pamjet e lotëve të tij u bënë virale dhe prekën tifozët e futbollit në mbarë botën.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -