Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në urën mbi lumin Ibër, që lidh Zhabarin me Gushacin, duke siguruar se ato po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
MIT ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren.
Gjatë inspektimit të sotëm është konstatuar se punimet po shkojnë sipas planit dhe standardeve të kualitetit.
Ky projekt pritet të rrisë sigurinë në qarkullim, të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave dhe të ofrojë qasje më të lehtë për qytetarët.
Ministria ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren për të siguruar realizimin e projekteve brenda afateve dhe standardeve të ndërtimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





