Historia e dashurisë së fshehur mes Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen

Historia e dashurisë mes Erling Haaland dhe partneres së tij, Isabel Haugseng Johansen, fillon që në vendlindjen e tyre, Bryne, ku të dy u rritën dhe luajtën futboll në klubin lokal Bryne FK.

Marrëdhënia e tyre ka nisur shumë vite përpara famës globale të Haalandit.

Në një intervistë, Isabel ka treguar me humor se fillimisht i kishte pëlqyer një shok i Haalandit, por më vonë kishte ndryshuar mendje kur e kishte njohur atë.


- Advertisement -

Edhe Haaland ka konfirmuar se lidhja e tyre nisi nga një kontakt i hershëm dhe një mesazh që ajo i kishte dërguar.

Para se të largohej nga futbolli, Isabel ka qenë vetë lojtare dhe ka treguar talent në klubin Bryne FK, ku shquhej për shpejtësinë e saj, një tipar që e ka të përbashkët me Haaland.

Më vonë ajo la sportin për t’iu përkushtuar familjes. Çifti e mbajti lidhjen private për një kohë të gjatë, duke e bërë publike vetëm në vitin 2023.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *