Ministri i Bujqësisë Armend Muja ftuar në takim pas protestës së fermerëve të qumështit

Pas protestës së fermerëve të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka ftuar në takim përfaqësuesit e qumështarëve.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, lajmin protestuesve ua ka bërë të ditur këshilltari i ministrit, Venhar Isufi, i cili u ka thënë: “Ju pres në zyrë brenda 10 minutave.” Ftesa për takim erdhi pasi fermerët protestuan para ministrisë, ku shprehën pakënaqësinë për situatën në sektorin e qumështit.

Gjatë protestës ata derdhën qumësht para hyrjes së institucionit, lanë me qumësht xhamat e objektit dhe tentuan ta fusin qumështin edhe brenda ndërtesës.


- Advertisement -

Fermerët kërkuan nisjen e menjëhershme të grumbullimit të qumështit, mbrojtje për prodhuesit vendorë dhe masa kundër importeve të qumështit të subvencionuar nga vendet e rajonit.

Pritet që takimi mes ministrit Muja dhe përfaqësuesve të fermerëve të fokusohet në kërkesat e tyre dhe gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar në sektorin e qumështit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *