Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, është rikthyer me një intervistë në ‘Grida Duma Podcast’.
Ai ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.
Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë. ‘Dyert ishin plot me plumba’, kujton këngëtari.
Artisti po ashtu tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, gjersa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.
I njëjti thekson se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht. ‘Pse nuk jam bërë baba më herët?’, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





