Ambasada e Italisë në Prishtinë ka bërë të ditur se kartat italiane të identitetit në format letre do të pushojnë së qeni të vlefshme nga data 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument.
Shtetasit italianë që jetojnë në Kosovë dhe posedojnë këtë lloj kartash janë të ftuar ta zëvendësojnë atë me Kartën Elektronike të Identitetit (CIE) përmes platformës ‘Prenot@mi’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





