Edward P. Joseph: Përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë i takon liderëve politikë

Profesori amerikan, Edward P.

Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata nëse nuk arrijnë të gjejnë konsensus.

Joseph tha se përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e situatës e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të shumicës që kontrollon në Kuvend, por shtoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të.


- Advertisement -

Duke folur për ndikimin e situatës aktuale politike, Joseph bëri dallimin mes stabilitetit të vendit dhe zhvillimit demokratik.

Profesori amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar pezullimin e dialogut strategjik si zhvillim negativ.

Ai komentoi edhe procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur shqetësimin se mund të ekzistojë një motivim, i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm, për të nxjerrë një vendim dënues ndaj të akuzuarve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *