Në Kosovë, për të dielën pritet mot me diell dhe me intervale të pakta vranësirash.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





