Këtë verë, Prishtina do të presë një prej programeve më të gjera muzikore te Sunny Hill Festival, me yje ndërkombetare, DJ të njohur botëror, artiste shqiptare dhe zëra të rinj që po i japin formë skenës lokale.
Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Sunny Hill Festival Park, Prishtinë.
Me Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix në krye të programit, edicioni i këtij viti sjell në Kosovë disa nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare.
Gjatë festivalit do të ketë performanca nga artistë si Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien dhe shumë të tjerë.
Programi përfshin emra të njohur ndërkombëtarë si Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia në skenën elektronike.
Për skenën lokale, festivali sjell emra si Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Two.
Sunny Hill Festival vazhdon të pozicionohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, duke sjellë publik, artistë dhe vëmendje ndërkombëtare në kryeqytet.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





