Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të klubit Vespa Fanatics Prishtina, të udhëhequr nga kryetari i klubit, Enis Berkolli, njëherësh kryetar i Vespa Club Kosova, me të cilët ka biseduar për aktivitetet e klubit dhe organizimin e festivalit ndërkombëtar “Vespa Festival Prishtina 2026”.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu mbështetjen për klubin dhe falënderoi anëtarët për promovimin e Kosovës në aktivitetet ndërkombëtare.
Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjet e festivalit “Vespa Festival Prishtina 2026”, i cili do të mbahet më 5 dhe 6 shtator në kryeqytet.
Në takim u bisedua gjithashtu për aplikimin dhe përgatitjet që Kosova të jetë organizatore e festivalit “European Vespisti Week 2028”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





