Zara Larsson ka zbuluar një histori personale dhe të sikletshme, ku ka mësuar rastësisht se një nga shoqet e saj ishte zhvendosur për të jetuar me ish-të dashurin e saj, pasi e pa vendndodhjen e saj përmes aplikacionit “Find My Friends”.
Këngëtarja suedeze, 28 vjeçe, tregoi se kishte vënë re se shoqja e saj ndodhej në adresën e ish-partnerit të saj, duke e bërë të dyshojë fillimisht për situatën.
Ajo tha se fillimisht mendoi se mund të ishte një rastësi, por më vonë mësoi nga një tjetër shoqe se ajo ishte zhvendosur realisht në të njëjtën shtëpi, shkruan DailyMail.
Zara u shpreh se ende nuk e ka përballur shoqen e saj për këtë situatë, duke pranuar se mund të jetë edhe një rast “i pafajshëm”, pasi ajo është ndarë nga i fejuari i saj dhe mund të ketë arsye të tjera për bashkëjetesën.
Artistja e njohur e tregoi këtë moment gjatë një interviste në emisionin “A Very British Day Out with Jordan North”, ku rrëfeu se lidhjen e bëri pasi pa një adresë të njohur në aplikacion.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





