Kryetari i Prishtinës kritikon ashpër Qeverinë: Kosova në izolim ndërkombëtar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për izolim ndërkombëtar, humbje të fondeve të Bashkimit Evropian dhe dëmtim të ekonomisë së vendit.

Rama vlerëson se po humbim investime, vende pune dhe dinjitetin ekonomik të vendit për shkak të një qeverie autokrate, të paaftë dhe papunëtore.

Reagimi i tij i plotë: Izolim.


- Advertisement -

Sanksione.

Humbje fondesh.

Mbyllje fabrikash.

Kosova po kthehet shpinën aleatëve dhe qytetarëve të saj, duke u larguar nga rruga e lirisë dhe shtetësisë.

Situata aktuale i kujton vitet e ’90-ta, kur shqiptarët ishin larguar nga vendet e punës.

Kjo është një fatkeqësi për Kosovën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *