Taylor Swift dhe Travis Kelce organizojnë darkën para dasmës në teatrin Infosys në New York

Taylor Swift dhe Travis Kelce do të organizojnë darkën para dasmës në teatrin Infosys brenda Madison Square Garden në New York më 2 korrik.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se kjo hapësirë është zgjedhur për shkak të sigurisë së lartë dhe privatësisë, duke shmangur vëmendjen e paparacëve.

Në darkën private pritet të marrin pjesë rreth 100 anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë.


- Advertisement -

Ndërkaq, ceremonia e madhe e dasmës do të zhvillohet një ditë më vonë në Madison Square Garden, ku pritet të jenë mes 1.000 dhe 2.000 të ftuar.

Sipas raportimeve, brenda arenës po ndërtohet edhe një kështjellë gjigante enkas për ceremoninë.

Në mesin e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Karlie Kloss, Suki Waterhouse dhe Gigi Hadid, ndërsa Stevie Nicks dhe Tim McGraw thuhet se do të performojnë gjatë festës.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas dy vitesh lidhjeje.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *